Aston Villa ka arritur marrëveshje me Luton Townin për të nënshkruar me ish-lojtarin e Chealseat, Ross Barkley. Të hënën eksperti i transferimeve Fabrizo Romano, ka njoftuar se Aston Villa do të duhet t’i paguaj pesë milionë euro për shërbimet e anglezit.
Mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet në fillim të muajit korrik.
Barkley pas rikthimit në Premier League ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Luton Townit. Në edicionin 2023/2024, 30-vjeçari në 37 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.
Luton Townit, Barkley i është bashkuar në verën e vitit të kaluar nga skuadra franceze Nice si lojtarë i lirë. Karrierë ka bërë edhe tek Evertoni, Leeds Unitedi dhe Sheffield Wednesday.
Vazquez rinovon kontratën me Real Madridin
Mbrojtësi i krahut, Lucas Vazquez, do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Real Madridit. Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se Vazquez do të jetë pjesë e Realit edhe për një vit.
Kontrata aktuale e spanjollit përfundon në fund të muajit.
Drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me paraqitjet që Vazquez i bëri në edicionin 2023/2024.
32-vjeçari në 38 ndeshje të zhvilluara me fanellën e “Los Blancos” ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime.
Vazquez te Reali u transferua në vitin 2015 nga Espanyoli për një milion euro.