Futboll

Transfere: Sportingu kërkon 10 milionë euro për Amorimin

Ruben Amorim

Sportingu i Lisbonës është i gatshëm ta lirojë nga detyra trajnerin Ruben Amorim. Por për lirimin e tij, klubi portugez kërkon 10 milionë euro. 

Interesim për Amorimin kanë shprehur Barcelona, Liveprooli, Bayerni dhe disa klube tjera, shkruan “Goal”. 

Barcelona, Bayerni dhe Liverpooli do të mbesin pa trajner në fund të edicionit aktual. 

Liverpooli dhe Bayerni janë në bisedime edhe me trajnerin e Bayer Leverkusenit dhe të Brightonit, Roberto de Zerbi.

Portugezi Amorim është 39-vjeçar.


Gutierrez në radarin e Manchester Unitedit

Skuadra e Manchester United po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Gironas, Miguel Gutierrez, shkruan të hënën pasdite BBC.

Për spanjollin ka shprehur interesim edhe skuadra e Arsenalit.

Aktualisht, spanjolli është pjesë e Gironas, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai iu bashkua Gironas nga Real Madridi në vitin 2022 për katër milionë euro.

22-vjeçari me fanellën e Gironas këtë edicion në 33 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asistime.


Lutoni dhe Brentfordi në garë për Szmodicsin

Sammie Szmodics, i cili është duke kaluar formë të mirë me skuadrën e Blackburnit në Championship, ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane.

Skuadrat angleze, Luton Town dhe Brentford kanë shprehur interesim për shërbimet e futbollistit Szmodics, shkruan të hënën pasdite BBC.

Irlandezi është pjesë e skuadrës së Blackburnit. Ai u transferua në vitin 2022 nga Peterborough United për dy milionë euro.

28-vjeçari, në të gjitha garat këtë edicion, ka shënuar 29 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.
Me Përfaqësuesen e Irlandës ka vetëm dy paraqitje.


Evertoni pret oferta për  Calvert-Lewinin

Sulmuesi Dominic Calvert-Lewin pritet të jetë largimi i parë i Evertonit në verën e këtij viti, shkruan të hënën BBC.

Skuadra e Evertonit pret t’i fitojë të paktën 40 milionë euro nga shitja e tij.

Për anglezin së fundmi kanë shprehur interesim disa skuadra tjera angleze.  

27-vjeçari është pjesë e Evertonit nga viti 2016. Evertonit iu bashkua nga Sheffild United për dy milionë euro.

Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.

Me fanellën e Anglisë, Dominic Calvert-Lewin ka shënuar katër gola në 11 paraqitje.


Interi interesohet për Martialin

Skuadra e Interit po dëshiron ta transferojë sulmuesin Anthony Martial në verën e këtij viti, shkruan të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Martial është pjesë e Manchester United. Me klubin anglez ka kontratë deri në fund të edicionit aktual.

Ai u transferua nga Monaco në vitin 2015 për 60 milionë euro.

Francezi me fanellën e Unitedit ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 19 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. 

Karrierë ka bërë edhe te Sevilla dhe Lyon.

Me Francën është paraqitur 30 herë, ku ka shënuar dy gola.


Onana mendon largimin nga Evertoni

Mesfushori Amadou Onana është duke menduar largimin nga skuadra e Evertonit në fund të edicionit, shkruan të hënën “Goal”. 

Mesfushori belg po dëshiron që karrierën e tij ta vazhdojë në një skuadër të madhe evropiane.

Për Onanan interesim kanë shprehur Barcelona, Arsenal dhe Newcastle United. Evertoni mund të përfitojë 60 milionë euro nga shitja e futbollistit belg.

22-vjeçari, pjesë e Evertonit është prej vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ekipit anglez iu bashkua nga Lille për 35 milionë euro. Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Gjermani te Hamburgu, si dhe te Lille në Francë. 

Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka luajtur 30 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.  Për Belgjikën i ka zhvilluar 12 ndeshje.


Zaniolo dëshiron të kthehet në Itali

Sulmuesi Nicolo Zaniolo dëshiron të kthehet të luajë sërish në kampionatin elitar të italian, Serie A. Interesimi për futbollistin italian nuk mungon. Napoli dhe Fiorentina janë dy skuadrat italiane të interesuar për Zanilon e Aston Villas, që garon në Premier League të Anglisë. Italia është i huazuar te Aston Villa nga gjigandi turk, Galatasaray. Huazimi i përfundon në verë, ndërsa Zaniolo preferon të paraqitet në Itali nga edicioni i ardhshëm. 

Kohën më të madhe në karrierë deri tash Zaniolo e kaloi në Itali. Luajti për Romën, Interin, Fiorentinan dhe Genoan.

24-vjeçari me fanellën e Aston Villas këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tri gola. Me Galatesarayn, Zaniolo e fitoi titullin e kampionit në Turqi.

Me përfaqësuesen e Italisë në 19 paraqitje ka shënuar dy gola.