Futboll

Trajneri i Rapidit konfirmon largimin e Rrahmanit në verë

Albion Rrahmani

Trajneri i Rapid Bukureshtit, Cristiano Bergodi ka thënë se Albion Rrahmani do të largohet gjatë verës së këtij viti.

Ai ka thënë se për Rrahmanin ka interesim të madh. Trajneri Bergodi ka vlerësuar lart Rrahmanin.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normele që ai ka oferta. Nuk mendoj nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar. Natyrisht ai do të largohet në verë. Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka thënë Bergodi.

Rapidi pretendon ta shesë për 8 milionë euro Rrahmanin, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro. Në Rumani u raportua se Benficas dhe Aston Villa, janë skuadrat e interesuara për sulmuesin e Kosovës.

Me fanellën e Rapidit, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar tri herë në 21 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat.