Shpëtim Duro do ta drejtojë Suharekën në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi suharekas të dielën ka firmosur kontratën me trajnerin e njohur e të suksesshëm. Suhareka është formuar vjet dhe menjëherë siguroi kalimin në Superligë. Dhe në elitën e futbollit kosovar do të drejtohet nga Duro, ish-trajneri i Dritës së Gjilanit. Duro së fundi ishte te Struga.
“Kryesia e klubit ishte e pajtimit që t’i besoj trajnerit Duro për udhëheqjen e ekipit. Kryesia është betuar se do të qëndrojë afër me kushtet dhe të gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në Superligë”, shkruan në njoftim.
64-vjeçari Duro është nga Tirana, ndërsa ka drejtuar shumë skuadra në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Skënderbeu, Partizani, Flamurtari, Drita, Kukësi, Laçi, Egnatia, Shkëndija, Struga janë disa prej skuadrave të drejtuara nga Duro. Ai ka fituar trofe të shumtë po ashtu.