Futboll

Trajneri i Ipswichit refuzon të flasë për transferimin e Brojës

Kieran McKenna

Trajneri i Ipswich Townit, Kieran McKenna, ka refuzuar të flasë për transferimin e Armando Brojës, që aktualisht është sulmues i Chelseat. 

Ipswichi ka shprehur tash e një kohë interesim për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë. 
Për Brojën ditë më parë pati raportime se gjithçka është gati dhe se ka mbetur vetëm finalizimi i marrëveshjes. 

Por, trajneri i Ipswichit të enjten në konferencën për shtyp, ka theksuar se përderisa nuk ka asgjë të konfirmuar, nuk mund të flasë për këtë çështje. 

“Nuk ka ende asgjë të konfirmuar. Dhe derisa nuk ka konfirmim, mendoj se transferimi është ende larg. Deri në atë pikë nuk ka arsye për të komentuar për transferimin e Brojës”, ka deklaruar trajneri McKenna.