Futboll

Trabzonspori në finale të Kupës, asiston Bardhi

Enis Bardhi

Trabzonspori ka avancuar në finale të Kupës së Turqisë, pas fitores së arritur në udhëtim te Karagumruku, të mërkurën mbrëma, 4:0.

Trabzonspori ka shkuar në finale të Kupës pas fitores 7:2 me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja ndeshjet.

Në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, gjurmë la edhe Enis Bardhi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Bardhi asistoi në golin për 2:0 në minutën e 69-të, ndërsa luajti deri në minutën e 82-të.

Në finale, Trabzonspori luan kundër Beshiktashit më 23 maj. Te Beshiktashi që të martën mbrëma e eliminoi Ankaragucun, luajnë Milot Rashica dhe Ernest Muçi.