Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti, pritet të marrë së shpejtë një rol zyrtar në klubin e Romës.
49-vjeçari konfirmoi se një rikthim në klubin ku është legjendë, është shumë afër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po jemi në bisedime dhe gjithashtu darkova me Gian Piero Gasperinin. Ka disa mundësi, do të shohim”, ka thënë Totti për “Sky”.
Totti luajti 785 ndeshje për Romën gjatë karrierës si lojtar, e cila përfundoi në vitin 2017.
Sipas raportimeve në mediat italiane, Totti pritet të marrë pozitën e drejtorit teknik.