Futboll

Tottenhami përmbys rezultatin, avancon në çerekfinale

Tottenham

Tottenhami humbi 1:0 në Holandë nga AZ Alkmaari, por në Londër fitoi 3:1 të enjten mbrëma dhe siguroi vendin në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas rezultatit të përgjithshëm, 3:2.

Ëilson Odobert në minutën e 26-të shënoi për 1:0, ndërsa James Maddison e dyfishoi epërsinë tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Peer Koopmeiners realizoi për mysafirët në minutën e 63-të, kurse Odobert në minutën e 74-t realizoi për 3:1.

Tottenhami më 10 prill e pret Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e parë të çerekfinales.