Futboll

Torresi kthehet ndaj Brestit

Ferran Torres

Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres, i ka munguar skuadrës së Barcelonës në nëntë ndeshjet e fundit.

Torres e lëndoi një muskul te prapmë te kofshës së djathtë në muajin e kaluar në fitoren e Barçës ndaj Deportivo Alavesit në La Liga.

Por spanjolli Torres do të jetë në dispozicion për trajnerin e Barçës, Hansi Flick, për ndeshjen ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona së fundmi është përballur me lëndime të shumta të futbollistëve. Telashe fizike kishin Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Hector Fort.

Për shkak të lëndimeve, Barçës nga fillimi i edicionit i kanë munguar edhe Marc-Andre ter Stegen, Marc Bernal dhe Andreas Christensen.

Barcelona e Bresti takohen më 26 nëntor.