Futboll

Torino sfidon Interin

Inter

Torino e sfidon kampionin në fuqi të Serie A, Interin, në kuadër të xhiros së shtatë. Ndeshja Inter – Torino zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.

Të dy skuadrat i kanë nga 11 pikë dhe kërkojnë fitoren për të mos humbur hapin me skuadrat e kreut të tabelës. Interi është i katërti e Torino e pesta.

Interi shkatërroi 4:0 Cërvena Zvezdën në Champions, ndërsa ndeshjen e kaluar e kishte fituar 3:2 ndaj Udineses. Ajo fitore erdhi pas humbjes 2:1 në derbin lokal me Milanin.

Torino ka pasur kohë më të gjatë për ta përgatitur ndeshjen e vështirë në udhëtim.  Javën e kaluar humbi 3:2 nga Lazio. Kishte humbur edhe në ndeshjen për Kupë, 2:1 nga Empoli. Skuadra torineze në fakt nisi mirë kampanjën, por tani duhet ta ndërprejë serinë e humbjeve.

Të shtunën nga ora 18:00, Atalanta luan në shtëpi ndaj Genoas.

Të dielën fillimisht Juventusi e pret Cagliarin nga ora 12:30.

Në ndeshjen e fundit të xhiros, të dielën nga ora 20:45, takohen Fiorentina e Milani.