Futboll

Torino me Vojvodën e ndalin Bolognan

Mërgim Vojvoda

Torino me mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën, e kanë ndalur në barazim Bolognan.

Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma e që i takoi xhiros së 35-të të elitës së futbollit italian, është mbyllur pa gola.

Vojvoda e kompletoi ndeshjen. 

Torino ka 47 pikë pas 35 ndeshjeve dhe zë vendin e dhjetë.

Bologna, pavarësisht barazimit, mbetet në vendin e katërt me 64 pikë.

Bologna nuk di për humbje në shtatë xhirot e fundit ku ka katër barazime e tri fitore.

Për Torinon ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka edhe dy humbje.

Fitoren e fundit, Torino e ka shënuar më 30 mars.