Futboll

Torino jep detaje për lëndimin e Vojvodës

Mërgim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka kryer kontrollimin mjekësor pas lëndimit të pësuar në ndeshjen që Torino e zhvilloi në fundjavë ndaj Lecces në Serie A.

Sipas njoftimit të klubit, Vojvoda ka pësuar zgjatje të muskulit të këmbës së majtë. Vojvoda u zëvendësua në minutën e 20-të. Torino nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushës mbrojtësi 29-vjeçar i krahut të djathtë.

Vojvoda është prej lojtarëve kyçë te skuadra elitare e Italisë. Ai ka luajtur katër ndeshje në Serie A dhe një ndeshje për Kupë të Italisë.

I rëndësishëm është edhe për Kosovën. Ai për “Dardanët” ka luajtur 51 ndeshje.