Futboll

Torino interesohet për Muriqin

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ishte më meritori që Përfaqësuesja e Kosovës avancoi nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Muriqi realizoi “hat-trick” të dielën mbrëma në fitoren 3:1 të Kosovës në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.

Paraqitja e fundit e Muriqit ka bërë që skuadra e Torinos të shprehë interesim për reprezentuesin e Kosovës.

“Europacalcio” ka raportuar të hënën se Torino është duke e monitoruar me kujdes sulmuesin që luan te skuadra e Mallorcas.

Për drejtuesit e Torinos, Muriqi, është një nga objektivat kryesore për afatin kalimtar të verës. Te Torino në të kaluarën ka luajtur Mërgim Vojvoda.

30-vjeçari Muriqi po shihet si zëvendësuesi ideal i Duvan Zapatas.

Te Torino besojnë se fiziku dhe loja e mirë në ajër e Muriqit mund ta ndihmojë shumë skuadrën italiane. Muriqi më herët luajti në Serie A me fanellën e Lazios. Por ai nuk arriti t’i dëshmoj vlerat e tij në Itali për shkak të disa problemeve me lëndime.

Muriqi në 25 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime.