Futboll

Tomas Rosicky: Albioni ka potencial të madh

Albion Rrahmani me Tomas Rosickyn

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky ka vlerësuar sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin. Legjenda e Çekisë ka thënë se Rrahmani ka potencial të madh. 

“Albioni ka potencial të madh të zhvillohet edhe më shumë. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç e dëshmojnë statistikat e tij në dy sezonet e fundit. Ne besojmë se ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe do t’i përshtatet stilit të lojës tonë”, ka thënë ish-mesfushori i Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Sparta Pragës. 

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës. Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.