Futboll

Toma asiston në fitoren e St. Gallenit

Bastien Toma

Mesfushori Bastien Toma ka kontribuar me asistim në fitoren e St. Gallenit. Të dielën mbrëma St. Galleni mposhti Lausannen me rezultatin 4:3.

Toma asistoi për golin e tretë të St. Gallenit, gol të cilin e realizoi sulmuesi Chadrac Akolo në minutën e 50-të të ndeshjes që i takoi javës së tretë të Superligës zvicerane të futbollit. Toma dhe Albert Vallçi e kompletuan ndeshjen për St. Gallenin.

Te Lausanne, sulmuesi Alban Ajdini u paraqit nga minuta e 71-të. Në katër ndeshje të zhvilluara, Toma ka kontribuar edhe me një gol.