Futboll

Tjetër paraqitje e mirë e Jasharit në Ukrainë

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje të mira në Ukrainë. Mesfushori Jashari asistoi në golin e parë të LNZ Cherkasyt kundër Kolos Kovalivkas me rezultat 2:0.

Ai asistoi në minutën e 37-të, ndërsa ndeshja e luajtur të dielën i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit të Ukrainës. Jashari kompletoi ndeshjen, derisa Hajdin Salihu mbeti në bankën e rezervistëve. Ilir Krasniqi dhe Arinaldo Rrapaj kompletuan takimin te Kolosi.

Cherkasy zë vendin e 10-të me 25 pikë, kurse Kolos Kovalivka në pozitën e 13-të me 18 pikë.

Jashari i mungon Kosovës në ndeshjet kundër Islandës për shkak të suspendimit. Jashari ishte  përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.