Futboll

Tjetër mbrëmje pa fitore për Cityn

Munoz

Ndonëse kishte shtatë ndeshje rresht në të gjitha garat pa fituar, Manchester City ishte kthyer te pikët e plota në mesjavë, në duelin ndaj Nottingham Forestit.

Por menjëherë të shtunën në ndeshjen e xhiros së 15-të të elitës së futbollit anglez, Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola, ka dështuar sërish.

Kampioni anglez barazoi në udhëtim te Crystal Palace 2:2.

Daniel Munoz shënoi për vendësit që në minutën e katërt, ndërsa Erling Haaland i Cityt i barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë.

Francezi Maxence Lacrois realizoi për 2:1 në minutën e 57-të.

City nuk u dorëzua dhe arriti që t’i barazojë shifrat me mbrojtësin Rico Leëis në minutën e 68-të.

Leëis, gjashtë minuta më vonë, u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shënuar edhe një tjetër gol, City e arriti një gjë të tillë dhe u largua nga fusha me vetëm një pikë të fituar.

City pas 15 ndeshjeve ka 27 pikë dhe zë vendin e katërt, shumë prapa në garën për titull.

Liverpooli i pari ka 35 pikë, dhe e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Crystal Palace ka 13 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.