Stefano Pioli është kandidati kryesor për drejtimin e Napolit në edicionin e ardhshëm.
Interesimi i Napolit për ta emëruar trajnerin e Milanit në krye të skuadrës, është konfirmuar të shtunën nga mediumet italiane, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”.
Fillimisht, Antonio Conte ishte kandidat i fortë për ta drejtuar Napolin në sezonin e ardhshëm.
Napoli pas largimit të Luciano Spallettit, me të cilin e fitoi titullin në Itali, ka pasur telashe nën drejtimin e Rudi Garcias, Walter Mazzarrit dhe Francesco Calzonas.
Napoli me Piolin po mendon nënshkrimin e kontratës trevjeçare, ndërsa synohet rikthimi në Ligën e Kampionëve.