Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi ishin në vijën e parë të sulmit të Rapid Bukureshtit të hënën mbrëma. Por Rrahmani dhe Krasniqi nuk arritën të shënojnë gol në ndeshjen që Rapid Bukreshti e humbi 2:1 nga Universitatea Craiova.
Ishte ndeshja e gjashtë rresht pa fitore në plejofin për titull të kampionit në Rumani. Janë luajtur shtatë ndeshje dhe Rapidi ka humbur gjasat për ta fituar titullin. Në plejof ka një fitore, një barazim dhe pesë humbje. Rrahmani e Krasniqi kompletuan ndeshjen, kurse Florent Hasani u inkuadrua në minutën e 71-të.
Hyrja e Hasanit ishte pa ndikim po ashtu. Rapidi zë vendi ne pestë me 29 pikë, kurse Universitatea Craiova në vendi ne dytë me 37 pikë.