Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Baselit të shtunën është kthyer te fitorja në elitën e futbollit zviceran.
Në fitoren 2:0 të Baselit ndaj Sionit gol të bukur nga distanca realizoi Xherdan Shaqiri.
Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Fillimisht në minutën e 17-të, autogol realizoi Benjamin Kololli për epërsinë e Baselit.
Shaqiri e realizoi golin përfundimtar tetë minuta më pas.
Për ish-reprezentuesin e Zvicrës, Shaqirin, ky ishte goli i 11-të këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me 12 asistime.
Ai u paraqit deri në minutën e 63-të kurse Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 77-të.
Ndeshjen te vendësit e kompletoi qendërsulmuesi Albian Ajeti.
Te Sioni sulmuesi i krahut, Kololli, u paraqit deri në minutën e 58-të.
Nga minuta e 58-të te mysafirët u inkuadrua Pajtim Kasami ndërsa në bankën e rezervistëve ishte Kreshnik Hajrizi.
Baseli është lider me 45 pikë. Sioni është në vendin e nëntë me 30 pikë.
Tjetër gol i Shaqirit në Zvicër
Xherdan Shaqiri ka realizuar sërish gol në elitën e futbollit zviceran.
Shaqiri realizoi gol nga distanca në ndeshjen ndaj Sionit.
Ai në minutën e 25-të e realizoi golin e dytë për Baselin.
Baseli është duke e mposhtur Sionin 2:0 pas pjesës së parë në ndeshjen që i takon javës së 26-të.