Futboll

Tjetër gol i Qamilit në Danimarkë

Lirim Qamili

Lirim Qamili ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Danimarkës për skuadrën e Hvidovres, që nuk ka arritur ta sigurojë qëndrimin në Superligë.

Hvidovre të enjten mbrëma u mposht në shtëpi nga Odense me rezultatin 2:1.

Deri në fund të kampionatit në Danimarkë kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Sulmuesi 25-vjeçar i krahut të djahtë realizoi nga penalltia për 2:1, shtatë minuta para fundit.

Qamili e kompletoi ndeshjen, ndërsa në edicionin aktual ka realizuar gjashtë gola dhe e ka një asistim.