Arijanet Muriq po përjeton ditë të errëta në Premier League.
Edhe të shtunën, ashtu si një javë më parë, portieri i Kosovës bëri gabim fatal që i kushtoi Burnleyt me humbjen e pikëve dhe shtyu skuadrën drejt rikthimit në Championship.
Burnley barazoi 1:1 me Brightonin në shtëpi në xhiron e 33-të të kampionatit anglez.
Muriq ishte fytyrë tragjike kur Burnley pësoi golin e barazimit në minutën e 79-të, pesë minuta pasi Brownhill i dha epërsinë 1:0 vendasve.
25-vjeçari nuk arriti ta perceptonte siç duhet topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij.
Muriq pati paraqitje të shkëlqyeshme deri kur e pësoi golin.
Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.
Muriq e ka zënë vendin e Traffordit në ndeshjet e fundit, pasi gjatë tërë sezonit ka qenë portier i dytë.
Burnley është vendin e parafundit me 20 pikë, pesë pikë larg vendit të 17-të – që siguron mbijetesën.
Brightoni mbetet në mesin e tabelës.
Gafë e rëndë e Muriq me Burnleyn
Arijanet Muriq ka bërë gafë të rëndë me Burnleyn për ndeshjen e dytë radhazi.
Portieri i Kosovës pësoi gol në minutën e 79-të, kur topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij nuk arriti ta perceptonte siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë.
Burnley ishte në epërsi 1:0 ndaj Brightonit deri para gabimit të 25-vjeçarit.
Muriq pati paraqitje të shkëlqyeshme deri kur e pësoi golin.
Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.
Muriq e ka zënë vendin e Traffordit në ndeshjet e fundit, pasi gjatë tërë sezonit ka qenë portier i dytë.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: AWFUL OWN GOAL FROM MURIC!
— Transfer Sector (@TransferSector) April 13, 2024
Burnley 1-1 Brighton
pic.twitter.com/Lnx33Dk0Um