Baseli luajti vetëm 2:2 me St. Gallenin të shtunën mbrëma. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të elitës zvicerane.
Për Baselin është ndeshja e tretë rresht pa fitore.
Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu startuan te Baseli. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 73-të. Albian Ajeti luajti prej minutës së 85-të.
Te St. Galleni startuan Albert Vallqi e Betim Fazliji.
Fazliji, q ë është kthyer kohë më parë nga një lëndim, la fushën në minutën e tetë po për shkak të lëndimit. Bastien Toma hyri në vend të tij.
Pikërisht Toma asistoi në golin për 2:2 në minutën e 87-të.
Baseli mbetet lider me 42 pikë, por Lugano, që po ashtu i ka 42 pikë, ka një ndeshje më pak të zhvilluar.