Futboll

Tjetër fitore me rezultat të thellë nga PSG-ja

PSG

Paris Saint-Germaini nuk po e ndien mungesën e Kylian Mbappes sa u përket shënimit të golave. 
Pasi fitoi 4:1 ndaj Le Havres në udhëtim, në ndeshjen e parë të sezonit, PSG-ja të premten në mbrëmje fitoi 6:0 ndaj Montpellierit. 

Bradley Barcola e hapi serinë e golave në minutën e katërt, ndërsa Marco Asensio e dyfishoi epërsinë në minutën e 24-t. 

Barcola shënoi tjetër gol në minutën e 53-të, kurse pesë minuta më vonë, Achraf Hakimi shënoi për 4:0. 

Në minutën e 60-të dhe të 82-të shënuan edhe Warren Zaire-Emery dhe Lee Kang-In, për fitoren e thellë të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.