Pas disfatës së thellë 4:2 fundjavën e kaluar nga Wolverhamptoni, Tottenhami ka pësuar një tjetër humbje të hënën mbrëma në Premier League të Anglisë.
Tottenhami e humbi në shtëpi ndeshjen ndaj Nottinghamit me rezultat 2:1.
Ndeshja Tottenham – Nottingham, i takoi xhiros së 33-të të elitës së futbollit anglez.
Nottinghami i shënoi dy golat në pjesën e parë. Herët në minutën e pestë, Elliot Anderson shënoi golin e epërsisë 1:0.
Shpejtë ekipi mysafir shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 16-të golin për 2:0, e shënoi Chris Wood.
Tottenhami u kthye vonë në lojë. Richarlison shënoi për 2:1 në minutën e 87-të.
Gola tjerë më nuk pati dhe fitorja i takoi Nottinghamit.
Tottenhami është në vendin e 16-të me 37 pikë. Nottinghami është ngritur në vendin e tretë me 60 pikë.
Tottenhamin e pret një tjetër ndeshje e vështirë. Në kuadër të xhiros së 34-t,
Tottenhami luan në udhëtim ndaj liderit Liverpoolit.