Futboll

Tifozët e Kosovës reagojnë për Evropianin Shqipëri – Serbi

Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”

Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”, të premten përmes një postimi në rrjete sociale ka kundërshtar organizmin e përbashkët të Evropianit nga Shqipëria dhe Serbia.

Ka mbetur vetëm të zyrtarizohet organizimi i Euro 2027 për futbollistët deri në 21 vjet nga Shqipëria e Serbia. Kandidatura e FSHF-së dhe e Federatës së Futbollit të Serbisë është e vetmja që ka respektuar afatet e UEFA-s.

Sipas tifozëve të Kosovës, “dikush ka vendosur të shkel me dy këmbët mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do të ta falë”, kanë shkruar “Dardanët”.