Skuadra e Ajaxit të enjten mbrëma e mposhti Panathinaikosin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ajaxi ndeshjen e fitoi përmes penalltive, 13:12, ndërsa u gjuajtën 34 penallti në total. Penalltitë zgjatën 28 minuta.
Ky numër i tentimeve nga 11-metërshi ka bërë që të thyhet rekordi brenda një ndeshjeje evropiane.
Koha e rregullt ishte mbyllur 1:0 në të mirë të skuadrës greke, ndërsa në vazhdime nuk pati gola të shënuar dhe fituesi u përcaktua në ekzekutimin e 11-metërshave.
Ajaxit iu deshën 13 penallti të sakta nga 17 tentime për të avancuar në plejofin e Ligës së Evropës, ku do të ballafaqohet me Jagiellonian e Polonisë.
17 tentime i pati edhe skuadra e Panathinaikosit, por lojtarët e klubit grek dështuan në pesë prej tyre.
Kjo ndeshje e theu rekordin e vendosur në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2007.
Holanda pati fituar ndaj Anglisë në ndeshjen ku u ekzekutuan 32 penallti. Edhe Holanda kishe fituar 13:12.