Futboll

Thaqi “Ylli i Javës”

Armend Thaqi

Armend Thaqi i Gjilanit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Thaqi ishte më meritori në fitoren 3:0 të Gjilanit ndaj Suharekës të shtunën.

32-vjeçari Thaqi e ndihmoi skuadrën gjilanase me dy asistime.

FFK-ja të martën njoftoi se Thaqit i takon çmimi “Ylli i Javës”.

“Ky çmim i takon gjithë ekipit, jo vetëm mua, sepse të gjithë kanë meritë për këtë paraqitje time. Këtë ndeshje e kemi fituar me shumë meritë. Është e rëndësishme që kemi fituar tri pikë, sepse nuk ishim në një pozitë të mirë në tabelë dhe kemi pasur një histori shumë negative javët e fundit. Kemi bërë shumë gabime dhe është normale që na duheshin tri pikë për t’u qetësuar dhe për të dalë nga zona e rrezikshmërisë”, ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së.