Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, e ka konfirmuar kalimin te Cluji në rumani.
Ai ka thënë se pas përfundimit të kampionatit, do t’i bashkohet elitës së futbollit rumun.
Dan Petrescu është trajner i kësaj skuadre.
“Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje e kam përfunduar edhe pjesën me Ballkanin. Sigurisht që është edhe ndeshja e fundit revyale ku do të na dorëzohet Kupa e titullit. Pas përfundimit të kampionatit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Cluji është skuadra ime e re”, deklaroi Thaqi.