Futboll

Tetë gola në “Derby d’Italia” por nuk ka fitues

Derby d’Italia

Ndeshja dramatike ndërmjet Interit dhe Juventusit ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e barabartë, 4:4. Ndeshja u zhvillua të dielën në mbrëmje dhe i takoi xhiros së nëntë të Serie A. Interi në pjesën e parë kishte epërsi, 3:2.

Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, në minutën e 15-të realizoi për 1:0. Juventusi brenda shtatë minutave e riktheu rezultatin në 2:1.

Dushan Vlahoviq në minutën e 20-të realizoi për 1:1, e më pas, Timothy Weah shënoi për 2:1. Por Interi i shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë për rezultatin 3:2.

Henrikh Mkhitaryan në minutën e 35-të realizoi për 2:2, ndërsa dy minuta më vonë, Zielinski realizoi sërish për 3:2.

Interi në minutën e 53-të e realizoi edhe golin e katërt me mbrojtësin Denzel Dumfries.

Juventusit një pikë ia siguroi futbollisti turk, Kenan Yild.

Ai shënoi në minutën e 71-të dhe 82-të.

Interi ka 18 pikë dhe është në vendin e dytë. Juventusi ka një pikë më pak dhe është në vendin e tretë.