Marc-Andre ter Stegen është portier i Barcelonës për një dekadë, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2028.
Në konferencën për shtyp të enjten me Gjermaninë, Ter Stegen foli edhe për të ardhmen e tij.
“Padyshim se nuk do të mbrojë aq gjatë sa Buffoni, por për momentin nuk e shoh një gjë të tillë. Do të shohim se çfarë do të ndodh brenda pak vjetësh. Duhet të jem mirë me shëndet dhe të kem paraqitje të mira. Tani pasi më erdhi rasti te Gjermania, duhet të koncentrohem në atë që e bëj”, ka thënë Ter Stegen.
Numri një i portës së Gjermanisë nuk e ka mohuar kthimin në kampionatin gjerman.
“Kam kontratë me Barcelonën dhe jam shumë i lumtur. Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja dhe për momentin nuk po mendoj për kthimin në Gjermani”, është shprehur ai.
Gjermania edicionin e ri të Ligës së Kombeve e nis të shtunën në shtëpi ndaj Hungarisë. Në Grupin A3 janë edhe Holanda dhe Bosnjë-Hercegovina.