Futboll

Tensione në fund të ndeshjes Liria – Vëllaznimi, përfshihen lojtarët e tifozët

Tensione në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Ka pasur tensione në fushë pas ndeshjes derbi të Ligës së Parë në mes të Lirisë dhe Vëllaznimit e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. U përfshinë tifozët e po ashtu edhe lojtarët.
Disa tifozë të ekipit të Lirisë pushtuan fushën dhe në drejtim të përkrahësve të Vëllaznimit nisën të gjuajnë gjësende. Me të njëjtën formë reaguan edhe disa tifozë gjakovarë. Pati hedhje të gjësendeve. Gjatë tensioneve shihet edhe një lojtar i Vëllaznimit me numrin tre që tenton të godas njërin prej tifozëve prizrenas. Janë parë edhe shumë zyrtarë e po ashtu edhe pjesëtarë të policisë që tentuan për të larguar tifozët nga fusha. 

Edhe në shtator të vitit të kaluar pati tensione pas përfundimit të ndeshjes në mes të këtyre dy skuadrave të grupit A të Ligës së Parë. Ishin parë disa persona që kishin kaluar rrethojat e studimit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ishte raportuar se kishte pasur përleshje mes lojtarëve të Vëllaznimit dhe Lirisë.

Ndeshja mes Lirisë dhe Vëllaznimit përfundoj me fitore 1:0 të skuadrës prizrenase.