Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, beson se mesfushori anglez Mason Mount do të jetë ndihmesë e madhe për skuadrën që të arrijnë fitore në sezonin e ri në Premier League. Ai ka thënë se Mount ka cilësi të mëdha.
“Të gjithë e dinë se Mount është lojtar cilësor dhe ai do të na ndihmojë që të fitojmë ndeshjet. Ai është stërvitur rregullisht dhe do ta ndihmojë atë për të dhënë më të mirën në sezonin e ri”, deklaroi Ten Hag.
Holandezi ka folur edhe lëndimin e mbrojtësit të krahut, Luke Shaw.
“Në edicionin e pare kur isha këtu, Shaw luajti shumë ndeshje kështu që kam shumë besim se do ta kthejmë në formë. Unë flas me të, ai është shumë i përkushtuar. Unë kam besim se ai do të kthehet shpejt dhe do të kontribuojë shumë për skuadrën”, ka thënë 54-vjeçari.