Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit nga gjiganti gjerman Bayern Munich.
Trajneri Erik ten Hag e ka konfirmuar interesimin e Unitedit për De Ligtin, por ai thotë se mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë transferimi.
“Mbetet për t’u parë nëse do të vijë ai. E njoh shumë mirë. Doja të nënshkruaja me të dy vjet më parë, por në atë kohë ai ishte shumë afër për t’iu bashkuar Bayernit nga Juventusi”, u shpreh Ten Hag të shtunën për mediumin holandez “Ad”.
Unitedi është duke vazhduar ta forcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.
Ditë më parë e Unitedi e transferoi mbrojtësin Leny Yoro nga Lille për 60 milionë euro. Prej qendërmbrojtësve tek Unitedi janë Lisandro Martinez, Harry Maguire, Victor Lindelof, dhe Jonny Evans.