Futboll

Ten Hag: Antony dëshiron që të luajë vazhdimisht

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, të martën ka theksuar se sulmuesi brazilian, Antony, dëshiron që të luaj vazhdimisht në skuadrën e parë.

Por Ten Hag është shprehur se Antony duhet të paraqitet më mirë në stërvitje se futbollistët e tjerë për të qenë i rregullt në ekipin e parë.

“Antony është i padurueshëm, ai dëshiron të luajë dhe po lufton për të luajtur. Ne kemi Diallon dhe Garnachon të cilët kanë qenë shumë të mirë në fillimin e këtij edicioni, po ashtu Rashford shënoi në fundjavë. Antony duhet paraqitet sa më mirë në stërvitje. Të tjerët po bëjnë mirë kështu që ai duhet t’i kalojë ata”, ka thënë Ten Hag, shkruan “Goal”.

Antony ka luajtur këtë edicion vetëm një minutë. Pjesë e Unitedit është prej vitit 2022.