Futboll

Te Zvicra thonë se Jashari ka luajtur me injeksione

Ardon Jashari

Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka zbuluar se Ardon Jashari është paraqitur me injeksione qetësuese te skuadra e Club Brugget. Ai ka thënë se ka qenë e kuptueshme mungesa e tij për ndeshjet miqësore që Zvicra i zhvillon ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut. “Ardoni dhe Murat Yakin kanë pasur një bisedë të mirë. Nuk kam dyshim se Ardoni është shumë i motivuar që është pjesë e kombëtares. Nuk kishte kuptim të rrezikonim asgjë në këto ndeshje miqësore”, ka thënë Tami, raporton “bluewin.ch” të hënën.

Edhe përzgjedhësi Yakin tha se Jashari kërkoi të shfrytëzoj pushimin për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Në nëntor të vitit 2023 bëri bujë kur Jasahari refuzoi të paraqitet për Zvicrën U21. Por pas një bisede me Yakinin, Jashari u ftua te Zvicra. Megjithatë, ylli i Club Brugget, ndeshjen e fundit me fanellën e Zvicrës e zhvilloi më shumë se dy vjet më parë.