Trajneri i Sparta Pragës, Lars Friis, ka treguar arsyen pse Albion Rrahmani nuk pati minuta ndaj Mlada Boleslavas në fitoren 2:0 të dielën.
Friis theksoi se ishte i detyruar të bënte zëvendësime në repartin defensivë dhe për këtë arsye nuk i dha minuta Rrahmanit, i cili nuk ka shënuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit për Spartën.
Ndaj Mlada Boleslavas, për Spartën u paraqiten Ermal Krasniqi dhe Qazim Laçi.
“Nuk mendoj se Rrahmani është një zgjedhje e mirë për ne si mbrojtës i djathtë apo mbrojtës i majtë. Është e thjeshtë. Nuk kishim rrugë tjetër. Zëvendësimet në ato pozicione ishin të detyruara, duhej t’i bënim. Kjo ishte arsyeja e vetme që Albioni mbeti në stol”, ka thënë danezi Friis, shkruan të hënën “Sportyzive”.
24-vjeçari Rrahmani në 28 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.