Të martën mbrëma u zhvilluan ndeshjet e para të çerekfinaleve të garës “UEFA Youth League”, por njëra prej tyre ishte më veçanta.
Tifozët e Trabzonsporit shfaqën përkrahje të jashtëzakonshme për ekipin U19.
Për ndeshjen ndaj Interit U19, në “Trabzonspor Medical Park Stadium”, të pranishëm ishin saktësisht 40,000 tifozë.
Kjo prani e tifozëve në numër kaq të madh, ka qenë edhe historike për këtë turne.
Skuadra turke fitoi ndaj asaj italiane me rezultatin 1:0 dhe avancoi në gjysmëfinale të garës.
Golin e fitores e realizoi mesfushori Ekrem Terzi, në minutën e 77-të.
Trabzonspori U19 në gjysmëfinale do të përballet me Salzburgun austriak më 25 prill.
Ekrem Ekrem Ekrem!
UEFA Gençlik Ligi’nde Inter’i 1-0 yenerek yarı finale yükselen Trabzonspor U19 takımını yürekten kutluyoruz. Tebrikler çocuklar! ♥️💙
Bu topraklarda nice Ekrem var! pic.twitter.com/RahebkZlZP— Hopa Belediyesi (@hopabelediyesi) April 1, 2025