Futboll

Të rinjtë e Liverpoolit largohen nga turneu në Gjermani

Liverpool

Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar se një lojtar nën moshën 18-vjeçare është fyer në baza racore nga një kundërshtar në turneun e të rinjve të Kupës së Bundesligës në Schwabisch Hall në Gjermani të premten.

I gjithë ekipi i të rinjve të Liverpoolit është larguar nga fusha në të dyja ndeshjet, kundër Hoffenheimit të premten dhe Eintracht Frankfurtit të shtunën.

I njëjti lojtar u ankua te zyrtarët dhe trajnerët se ishte fyer.

“Liverpooli mund të konfirmojë se një anëtar i ekipit nën moshën 18-vjeçare raportoi se ishte abuzuar në mënyrë racore nga një kundërshtar ndërsa luante në turneun e të rinjve të Kupës së Bundesligës në Schëabisch Hall në Gjermani të premten. Lojtari lajmëroi menjëherë zyrtarin e ndeshjes, shokët e tij të skuadrës dhe stafin tonë. Lojtarët e rinj të Liverpoolit vendosën ta ndalonin lojën dhe të largoheshin së bashku nga fusha”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez të dielën.