Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Dritës 1:0 më 9 prill në Gjilan. Të mërkurën Prishtina e Drita do të përballen sërish për kalim në finale të Kupës. Ndeshja Prishtina – Drita luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita është duke kryesuar bindshëm në tabelë në garën për titull të kampionit. Prishtina ka mbetur prapa në garë për tri vendet e para që sigurojnë paraqitjen në Evropë. Zë vendin e pestë me 39 pikë.
Të mërkurën luhet gjysmëfinalja tjetër mes Drenicës dhe Llapit. Ndeshja luhet në Skenderaj nga 15:00. Llapi e ka fituar ndeshjen e parë 2:0 në Podujevë.
Llapi zë vendin e gjashtë me 39 pikë në Superligë. Ndërkohë, Drenica është lidere në Grupin A të Ligës së Parë.
Fituesja e Kupës së Kosovës kualifikohet për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.