Futbollistet e Kosovës U19 kanë nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të vitit 2025.
Turneu kualifikues i Grupit 1 të Ligës A, ku bëjnë pjesë katër përfaqësuese, do të zhvillohet në Gjermani. Pikërisht ndaj Gjermanisë më 27 nëntor Kosova U19 e luan ndeshjen e parë, kurse të dytën e ka kundër Danimarkës më 30 nëntor. Më 3 dhjetor futbollistet e reja të Kosovës luajnë kundër Greqisë.
Përzgjedhësen Albina Rrahmani e gëzon forma që kanë lojtaret e Kosovës, që sipas saj janë aktive nëpër skuadrat e kampionateve të tyre.
Futbollistja Mirjeta Januzi, e cila jeton në Gjermani, thotë se me përgatitje të mirë do t’i bëjnë ballë kundërshtareve. Sahare Berisha thotë se ndeshja testuese ndaj futbollisteve të Kosovës A do të jetë mundësi e mirë për t’u parapërgatitur dhe për ta dëshmuar potencialin e tyre.