Tifozët zviceranë janë ende në pritje të shohin nga afër aftësitë e Ardon Jasharit. Xhevahiri i Club Brugget ka qenë pjesë e Zvicrës në Botërorin 2022 dhe Evropianin 2024. Por ka luajtur vetëm dy minuta. Hera e fundit kur 22-vjetçari ishte në fushë ishte në debaklin 6:1 nga Portugalia në Kupën e Botës në Katar. Në shkurt, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin i paraqiti atij një plan konkret për ndeshjet e këtij muaji. Por Jashari për shkak të lëndimit, do t’i mungoj Zvicrës të premten ndaj Irlandës së Veriut dhe në ndeshjen e 25 marsit kundër Luksemburgut. Të dyja ndeshjet janë miqësore për helvetikët.
Drejtori sportiv i Brugget, Devy Rigaux, thotë se Jashari është e ardhmja e Zvicrës.
“Jam i bindur se Murat Yakin po bën planin e tij sipas njohorive dhe besimit të tij. Zvicra ka një problem luksi. Personalisht gjithmonë preferoj të kem disa lojtarë të mirë. Unë besoj se Ardon Jashari është e ardhmja e Zvicrës. Nëse vazhdon kështu te klubi duhet të jetë i padiskutueshëm edhe te Zvicra në një periudhë afatmesme. Nuk është detyra ime të rekomandoj trajnerin e kombëtares. Por për një vend si Zvicra, është mirë të kesh një lojtar të tillë në listë”, ka thënë Rigaux për gazetën zviceran Blick të mërkurën.
Në mungesë të kapitenit Granit Xhaka, Jashari ishte opsion i parë për t’u paraqitur në mesin e fushës. Por drejtori sportiv i Brugget, thotë se Jashari, i mungoi Zvicrës shkaku lëndimit.
“Ardoni ishte planifikuar të paraqitej në vend të kapitenit Grani Xhaka. Megjithatë për shkak të një lëndimi, ai nuk u përfshi në grumbullim. Ardoni ka luajtur thuajse tre herë në javë për muaj të tërë. Trupi i tij më në fund reagoi. Prandaj, duam ta pushojmë pak për ta pasur gati për plejof, pjesën e më të rëndësishme të sezonit që fillon shumë shpejtë në Belgjikë. Në jemi shumë të kujdesshëm në rastin e tij sepse duam një Jashari në formë dhe nuk duam të rrezikojmë. Departamenti jonë mjekësor diskutim me Federatë në mënyrë shumë transparente. Unë nuk shoh ndonjë problem”, është shprehur ai.
Rigaux 37-vjeçar ka theksuar se Jashari ka treguar karakter si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Sipas tij, Jashari është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer në klubin belg.