Futboll

Talisca realizon “hat-trick” në fitoren e Fenerit

Talisca

Sulmuesi brazilian, Talisca, ka shkëlqyer të dielën mbrëma duke realizuar “hat-trick”, në fitoren e thellë të skuadrës së Fenerbahçes. 

Feneri në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit turk e mposhti Trabzonsporin në shtëpi me rezultatin e thellë, 4:1. 

Denis Dragus e kaloi në epërsi Trabzonsporin në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. 

Talisca i barazoi shifrat në minutën e 51-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Milan Skriniar e kaloi në epërsi 2:1 Fenerin në minutën e 60-të. 

Katër minuta më pas, Talisca, e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. 
Talisca tregolëshin e kompletoi në minutën e 77-të. 

Feneri ka 68 pikë në vendin e dytë. Tri pikë më shumë i ka Galatasaray që është lider. 
Trabzonspori ka 36 pikë në vendin e 11-të.