Alara Shehitler është njëra prej talenteve më të mëdha të futbollit në Gjermani. Ajo së fundi i është bashkuar ekipit të parë të Bayernit dhe po shndërrohet në lojtare të rregullt. Po ashtu ka shanse të mira që të nominohet nga Gjermania për Kampionatin Evropian në Zvicër.
Në aspektin sportiv çdo gjë po shkon mirë për 18-vjeçaren. Por nga fillimi i vitit futbollistja në fanellë e ka të shkruar vetëm emrin e parë të saj. Arsyeja për këtë është e qartë, shkruan “20min.ch”.
Shehitler (Şehitler), nuk është mbiemër i panjohur në Turqi, ndërsa do të thotë “martir”. Talentja nga Bavaria e ka nga babai i saj.
Mbiemri i futbollistet gjithnjë solli fjalë në Gjermani. Pos shakave dhe lojërave të fjalëve, mbiemri i saj shpesh është lidhur me ekstremistët e krahut të djathtë, të afërt me diktatorin Adolf Hitler.
E tëra u bë e tepërt për Alaran, që vendosi ta largojë mbiemrin nga fanella. Bayerni dhe federata gjermane e përkrahën vendimin e saj. UEFA po ashtu e miratoi këtë ndryshim. Tanë në fanellë shkruan “Alara”.
Ajo është e para futbolliste që luan për Gjermaninë duke mbajtur në fanellë vetëm emrin.