Futboll

Llapi del nga zona e rënies

Ardit Tahiri

(E përditësuar) - Skuadra e Llapit e ka shënuar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat. 

Llapi të mërkurën pasdite e mposhti në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin, 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Llapi me këtë fitore i është larguar zonës së rrezikshme. 

Tashmë ka 36 pikë dhe e zë vendin e shtatë. 

36 pikë i ka edhe Dukagjini që është një pozitë më poshtë. 

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë dhe me shumë gjasa nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar. 

Golin e fitores për skuadrën llapjane e realizoi qendërsulmuesi Ardit Tahiri nga penalltia në minutën e 45-të. 

Llapi të mërkurën e ardhshme do ta luaj ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës në udhëtim. 

Ndeshjen e parë gjysmëfinale, skuadra e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina, e fitoi në stadiumin “Zahit Pajaziti”, me rezultatin 2:0.


Tahiri shënon gol për Llapin ndaj Feronikelit 74

Ardit Tahiri e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë për skuadrën e Llapit që është duke fituar 1:0 ndaj Feronikelit 74. 

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Tahiri realizoi në minutën e 45-të nga penalltia.