Futboll

Tahiri, më i miri i xhiros

Ardit Tahiri

Ardit Tahiri i Llapit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Tahiri ishte më meritori në fitoren 3:2 të Llapit të dielën ndaj Gjilanit. 

Ishte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Qendërsulmuesi Tahiri i realizoi dy gola për skuadrën e Llapit. 

Përzgjedhjen e më të mirëve e bën FFK-ja përmes një komisioni të veteranëve të futbollit. 

“Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës. Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen”, ka thënë 22-vjeçari Tahiri për faqen zyrtare të FFK-së.