Skuadra Al-Nassr ka nisur bisedimet për të nënshkruar me portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny.
Gjiganti italian, Juventus, është i gatshëm që ta lirojë polakun, pasi italiani Michele di Gregorio pritet të transferohet nga Monza te Juventusi për 18 milionë euro.
Juventusi është afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me portierin tjetër, Mattia Perin.
Mësohet se 34-vjeçari Szczesny do t’i përfitojë 20 milionë euro në sezon te klubi arab. Në rast të transferimit, Szczesny do të bashkohet me yllin Cristiano Ronaldo.
Ata kanë luajtur së bashku për tre vite te Juventusi.