Futboll

Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun

Sylvinho

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka treguar pse nuk e aktivizoi sulmuesin Mirlind Daku ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit miqësore para Evropianit. 

Ai tha se kishte menduar ta inkuadronte për 20 apo 30 minuta sulmuesin e Rubin Kazanit. Por tekniku brazilian në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha se zëvendësimi i Berat Gjimshitit dhe Mario Mitajt ia ndryshuan planin. 

“Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka. Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti. Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të për zëvendësimet”, ka thënë Sylvinho.

Në miqësoren e fundit para Evropianit, kuqezinjtë fituan 3:1.