Sulmuesi 17-vjeçar, Endrick, shënoi gol në minutat shtesë për fitoren 3:2 të Brazilit ndaj Meksikës. Miqësorja u zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për Copa America që mbahet këtë muaj.
Dukej që brazilianët po shkonin drejt fitores pas golave të Andreas Pereiras në minutën e pestë dhe të Gabriel Martinellit në minutën e 54-t.
Por në ndeshjen në Teksas, Meksika u kthye në fazë të vonshme. Julian Quinones ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 73-të, ndërsa Guillermo Martinez Ayala barazoi në 2:2 në minutën e 92-të.
Por Endrick u shfaq në minutën e 96-të për fitoren e brazilianëve.
Brazili ka vazhduar serinë pa humbje me trajnerin e ri Dorival Junior.
Brazili luan me SHBA-në të mërkurën në Orlandë, në ndeshjen e fundit para se të nis kampanjën në Copa America. Do të përballet me Kostarikën më 24 qershor.
Endrick do t’i bashkohet Real Madridit pas ngjarjes kontinentale. Ai ka tri gola në pesë paraqitje për Brazilin.
Kishte realizuar këtë vit edhe ndaj Anglisë dhe ndaj Spanjës.