Futboll

Supertalentët e Realit mund të transferohen në Bundesligë

Real Madridi

20-vjeçari Arda Guler dhe 18-vjeçari Endrick janë dy prej talenteve më premtuese në futbollin botëror.

Por, me konkurrencën e madhe në sulm te Real Madridi, ku janë edhe Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Rodrygo, dyshja Guler – Endrick, ka pasur shumë pak hapësira.

Që të dy mund të largohen në afatin kalimtar veror, ndërsa “Sport Bild” ka shkruar të enjten se ata mund të përfundojnë në elitën e futbollit gjerman.

Frankfurti, sipas mediumit gjerman, ka shprehur interesim për Gulerin, ndërsa Leipzigu i pëlqen të dy futbollistët për fazën ofensive, pasi Benjamin Sheshko dhe Xavi Simons, pritet të largohen.

Reali në të kaluarën ka huazuar edhe lojtarë tjerë.

Dani Carvajal kishte luajtur te Leverkuseni kurse Achraf Hakimi te Borussia Dortmundi.